29 Mars 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 53 aktakuza, kundër 60 personave

Prishtinë, 22 korrik -  Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetri  (53)  aktakuza,  kundër  gjashtëdhjetë  (60)  personave,  për  vepra  të  ndryshme  penale,  ndërsa,  me  urdhër  të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona.  

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.  

Prokuroria  Themelore  në  Prishtinë,  me  urdhër  të  prokurorit  ka  ndaluar  tetë  (8)  persona  të  dyshuar  dhe  ka  ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar dhe ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Po ashtu, nga kjo prokurori është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.  

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur pesë  (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.   

Prokuroria  Themelore  në  Gjilan,  me  urdhër  të  prokurorit  ka  ndaluar  një  (1)  person  në  kohëzgjatje  prej  48  orëve,  ka paraqitur  një  (1)  kërkesë  për  caktimin  e  masës  së  paraburgimit  kundër  një  (1)  personi  dhe  ka  ngritur  pesë  (5)  aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy (2) raste të ndara, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)