01 Maj 2024

Ndërrohet komanda e kontingjentit kombëtar gjerman

Prishtinë, 19 maj - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Erhard Bühler sot (më 19 maj 2011) mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së kontingjentit kombëtar gjerman në Kampin Fushor në Prizren.

Komanda e kontingjentit gjerman është transferuar prej kolonel Wolfgang Pirner nga ushtria gjermane, tek koloneli MD Dr. Christoph Rubbert i trupave mjekësore gjermane, nga Gjeneral Lejtënant Rainer Glatz, Komandant i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Gjermane.

Për herë të parë në historinë e misioneve gjermane jashtë vendit, një doktor i mjekësisë ka marrë përsipër komandën e një kontingjenti nacional në një mission, i cili përbëhet jo vetëm nga një personel mjekësor por edhe nga një numër i konsiderueshëm i ushtarëve luftarakë.

Kjo shënon një prej vlerave më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Gjermane, e cila është thelbësore për misionin e KFOR-it: Spitali Fushor në Kampin e Prizrenit.

Ky instalim i nivelit të lartë mjekësor ka qenë dhe do të mbetet në të ardhmen qendra më profesionale për trajtim mjekësor për personelin e KFOR-it.

Në zonën operacionale kontributi gjerman për misionin e NATO-s në Kosovë është ende domethënës. Një kompani manovruese shërben në Grupin Shumëkombësh Luftarak – Lindje me bazë në kampin Novo Selo në veri të Kosovës.

 

Numri i përgjithshëm i ushtarëve gjermanë do të jetë edhe më tutje shumë i rëndësishëm. Rreth 900 ushtarë të Forcave të Armatosura Gjermane do të jenë të përkushtuar në Kosovë së bashku me shokët e tyre nga më se 30 shtete, për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për popullin e Kosovës.

Ushtarët gjermanë kanë marrë pjesë në misionin e KFOR-it që nga koha kur ka filluar, më 1999. Zona kryesore operacionale e kontingjentit gjerman të KFOR-it ka qenë në jug të Kosovës qysh në fillim dhe gjatë gjithë viteve pas konfliktit më 1999.

Mijëra ushtarë gjermanë kanë shërbyer në Kosovë dhe kanë kontribuuar për stabilitet dhe zhvillim pozitiv në rajon. KFOR-i dhe Kosova janë kapituj shumë të rëndësishëm në historinë e Forcave të Armatosura Gjermane, Bundeswehr-it dhe të çdo ushtari që e ka kaluar një periudhë të jetës së tij në Ballkan.

Shembulli më i mirë për një përkushtim të tillë ndaj misionit është Komandanti aktual i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler.

Ai jo vetëm që udhëheq tërë misionin e NATO-s në Kosovë që nga viti 2010, por ai gjithashtu ka shërbyer si Komandant i kontingjentit gjerman në vitin 2004 në Prizren dhe për më tepër ai ka qenë i përfshirë në procesin vendimmarrës për pjesëmarrjen e Gjermanisë në KFOR në vitin 1999, kur ka punuar si asistent i lartë i Sekretarit të Shtetit të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes.

Ai ka qenë Gjenerali përgjegjës gjerman dhe udhëheqës i Stafit për misione jashtë vendit, përfshirë edhe KFOR-in, në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes prej vitit 2006 deri në vitin 2009.

Kur ai e ka marrë përsipër komandën e një Divizioni Tankist Gjerman në vitin 2009, ka qenë që më parë e vendosur që ai të jetë Gjeneral Komandues i KFOR-it duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)