23 Maj 2022

Ndalohet një person i dyshuar për rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Ferizaj, 23 gusht - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  me vendim të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe në mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, BE-së, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës për vitin 2020, ku do të ndahen edhe shpërblimet për komunat përfituese. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoj ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.  kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku ora 10:15)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli” ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Pejë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Junik, ora 12:30)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID organizojnë lansimin e Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjakovës. (Pallat i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 12:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. (Junik, ora 12:50)
 
- Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media.  (Selia Qendrore e PDK-së, 14:00)

-  Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (selia qendrore e LDK-së, ora 15:00)
 
- Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare organizon Darkën Gala me rastin e 10 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 19:00)