29 Mars 2024

Ndalohet mjeku B.A për keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar

Prishtinë, 16 shtator - Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)