29 Mars 2024

Ndalohen tre persona si masë parandalimi i kontrabandës

Prishtinë, 25 mars - Njësia patrulluese e Policisë Kufitare, Stacioni Policor për Mbikëqyrje në  Muqiverc, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren. 

Më datë 24.03 .2022, është pranuar informata se në vijën kufitare të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Sfircë të komunës së Kamenicës, në progres nga persona të panjohur është duke u kryer vepra penale ‘Prerje dhe vjedhje e drurëve teknik’. 

Patrullat e Policisë Kufitare kanë reaguar dhe në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar tre persona të dyshuar si dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar (15) drurë teknik me diametër prej 60 cm. trashësi, një revole M 57 pa leje të organit kompetentë, një karikator me 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një traktor. 

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Agjencinë e Pylltarisë dhe Doganën e Kosovës, ku pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)