25 Prill 2024

Ndalohen katër persona për posedim të substancës narkotike të llojit ”Marihuanë”

Gjakovë, 26 tetor – Më 25 tetor 2021, Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në  Gjakovë,  me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të  dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

•          Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,

•          Një (1) pushkë gjuetie

•          Pesë (5) fishekë

•          Një (1) granatë dore

Me urdhër të prokurorit të rastit,  të  dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh,  nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)