18 Tetor 2021

Ndalohen 4 persona për keqpërdorim, mashtrim dhe falsifikim te dokumenteve

Prishtinë, 15 shtator - Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, janë  ndaluar katër (4) persona për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së, si dhe veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323, “Legalizimi i përmbajtjes së rremë nga neni 395, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPK-së.

Prokuroria njofton se  njëri nga katër të ndaluarit me inicialet S.V. është me profesion  noter, si dhe është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së.

Ndërkaq, tre personat tjerë me inicialet S.B., M.D. dhe J.Zh., janë ndaluar për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323, “Legalizimi i përmbajtjes së rremë” nga neni 395, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPK-së.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të katër personave të ndaluar, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)