29 Janar 2023

NATO vazhdon mbështetjen në ndërtimin e kapaciteteve të FSK

Prishtinë, 22 maj - Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka biseduar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, në Kosovë dhe rajon dhe për bashkëpunimin e institucioneve kosovare me strukturat e NATO-s.

Në takim është konstatuar se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe kontributi i strukturave të sigurisë në Kosovë në ndërtimin e ambientit të qetë është i madh.

Zëvendëskryeministri ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kosovare për të zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe më të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me synimin që një ditë të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë strukturë të sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se përkushtimi i NATO-s për të ndërtuar dhe siguruar një ambient të qetë në Kosovë dhe në rajon, do të vazhdojnë të jenë prioritete të kësaj strukture.

Në takim është vlerësuar edhe zhvillimi i kapaciteteve vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministri ka kërkuar që NATO të vazhdojë mbështetjen në ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të jetë e aftë të veprojë në të gjitha situatat e nevojshme.

Në takim është evidentuar pajtimi i përbashkët në angazhimin për paqen në rajon, ndërtimin e raporteve të mira të fqinjësisë së mirë në mes të gjitha vendeve të rajonit si dhe angazhimi për profesionalizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet saj e shohin të ardhmen si një pjesë e strukturës së NATO-s dhe janë të përkushtuara që të përmbushin të gjitha standardet e nevojshme për këtë”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)