19 Prill 2024

NATO: Pezullimi i FSK-së veprim i drejtë

Prishtinë, 9 mars - KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen me FSK-në. Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me FSK-në ka qenë plotësisht i bazuar, pasi “veprime të tilla si të FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara”, tha zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai.

Edhe diplomatë të Aleancës e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”.

Të njëjtat burime pohojnë se FSK-ja nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.

Edhe Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë ka mbështetur vendimin e misionit paqeruajtës të NATO-s për pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por qeveria e Kosovës, nën organizimin e së cilës është mbajtur ceremonia, ka thënë se pret t’i sqarojë sa më shpejt “keqkuptimet” me ndërkombëtarët si dhe të normalizojë marrëdhëniet me KFOR-in.

Ndërkaq, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, të hënën ka bërë të ditur se çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon – ndërsa çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, MFSK e vlerëson ”të tejkaluar”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)