23 Prill 2024

MPB organizoi debat kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 25 tetor  – Sekretariati i Ministrisë së Punëve të Brendshme organizoi tryezë në kuadër të aktiviteteve të fushatës njëmujore kundër krimit të organizuar me temën: “Arritja e progresit përmes bashkëpunimit ndërinstitucional në luftë kundër krimit të organizuar gjatë periudhës 2008-2010”.

Në këtë tryezë morën pjesë Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, shefi i Shtyllës së Hetimeve në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, si dhe përfaqësues nga Dogana e Kosovës, përfaqësues të Agjencionit Kosovar Kundër Korrupcionit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë, Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport dhe zyrtarë të tjerë.

Në fillim të tryezës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Koordinatori Nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore, Fatmir Xhelili, duke folur për zbatimin e ligjit në fushën kundër kontrabandimit, theksoi se deri në kalimin e përgjegjësive për Policinë e Kosovës nga UNMIK-u tek Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë i përcjellë me mungesë koordinimi të aktiviteteve të institucioneve  në nivelin strategjik.

“Pastaj me mungesë bashkëpunimi mes agjencioneve në nivelin operativ, mungesë bashkëpunimi brenda vetë mekanizmave të agjencioneve, mungesë të kornizës ligjore dhe jofunksionalitetit në gjyqësi dhe Prokurori”.

Po ashtu zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili foli edhe për mangësitë në mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe përdoruesve të drogës, mosinvestimi në parandalim dhe vetëdijësim të qytetarëve për pasojat e këtyre dukurive negative, mungesën e instalimit të institucionit të përgjegjësisë dhe mungesën e vullnetit politik për ta luftuar krimin e organizuar.

Duke folur për mangësitë në Polici, zëvendësministri Xhelili tha se ka patur mangësi në koordinimin e brendshëm, ndërkohë që ka patur mundësi edhe në menaxhimin e informacionit dhe inteligjencës, ndërsa njësitë e niveleve regjionale dhe lokale nuk janë udhëheqë nga Drejtoria për Intelegjencë dhe Analizë të Krimit. Në situatë të këtillë këmbimi, qarkullimi i informacionit brenda Policisë në mes njësive lokale e regjionale me qendrën ka qenë me shumë defekte. Drejtoria për Analizë të Krimit nuk ka influencuar në procesin e marrjes së vendimeve strategjike lidhur me menaxhimin e informatave dhe luftimin e krimit të organizuar, derisa kanë ekzistuar sektorët për luftë kundër terrorizmit, krimit të organizuar, kundër trafikimit të drogës, kundër trafikimit me qenie njerëzore, kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, derisa bashkëpunimi me Doganën ka qenë shumë sipërfaqësor dhe i kohëpaskohshëm”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)