26 Prill 2024

MPB ndau mirënjohje për kontribut kundër trafikimit

Prishtinë, 22 tetor - Pas përfundimit të fushatës një mujore kundër trafikimit me qenie njerëzore, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhelili organizoi sot një takim falënderues me organizatat vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe me mediat për punën e tyre në luftimin e kësaj dukurie.

Me këtë rast, z.Xhelili tha se luftimi i krimit të organizuar në përgjithësi kërkon punë, përkushtim dhe motivim të shtuar, pasi është interes i shtetit për të pasur siguri, por gjithashtu është interesi kryesor për të mbrojtur pronën, të ardhurat, fitimin e shtetit prej keqpërdoruesve dhe prej atyre që përfitojnë prej djersës së qytetarëve, si dhe atyre që tentojnë për t’i devijuar të hollat, të cilat janë dedikuar për buxhetin e Kosovës.

\"E falënderoj Grupin punues, i cili e ka menaxhuar fushatën dhe njëherësh i falënderoj të gjithë organizatat joqeveritare, të cilat na kanë ndihmuar në këtë drejtim dhe vazhdimisht kanë qenë partnerë në hapat që i kemi marrë, në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të segmenteve tona për të rritur cilësinë dhe profesionalizim e kuadrove tona kundër trafikimit me qenie njerëzore”, tha ndër të tjera zëvendësministri Xhelili.

Në fund të këtij takimi, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në këtë fushatë dhe prezantimin e denjë e korrekt në media, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelili ndau mirënjohje për organizatat joqeveritare dhe për mediat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)