26 Prill 2024

MPB lansoi sot fushatën kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 15 tetor  –Ministria e Punëve të Brendshme lansoi fushatën njëmujore kundër krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili tha se edhe në Kosovë format e krimit të organizuar po fillojnë të marrin trajtë të ngjashme zhvillimi si në vendet tjera në regjion, të cilat janë duke e kaluar fazën e tranzicionit.

“Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës me kohë ndërmorën masa adekuate për t’u përballur me këto dukuri. Ministria e Punëve të Brendshme u autorizua nga Qeveria që t’i formojë grupet punuese ndërministrore dhe t’i koordinojë aktivitetet në drejtim të identifikimit të problemeve në këtë rrafsh, të cilat probleme i kemi përcaktuar si objektiva në strategjitë kundër krimeve të organizuara dhe njëkohësisht jemi përcaktuar për politikat dhe prioritetet”.

Edhe kryeprokurori, Ismet Kabashi tha se nuk mund të luftohet krimi i organizuar dhe llojet tjera të krimeve pa vetëdijësimin e qytetarëve. “Vetëdijësimi i qytetarëve duhet të jetë ndër qëllimet kryesore të kësaj fushate dhe duhet t’i bindim qytetarët se ata duhet të raportojnë krimin e organizuar. Jemi të vetëdishëm se me liberalizimin e vizave dhe me heqjen e kufijëve në Evropë është lehtësuar edhe veprimtaria e kriminelëve”, tha ai 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)