25 Prill 2024

Mitrovicë, shtohen masat e sigurisë në veri

Prishtinë, 4 korrik - Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i kanë shtuar masat e sigurisë në veri të Mitrovicës pas zhvillimeve të djeshme, të cilat kanë rezultuar me një person të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar.

Baki Kelani nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun, ka bërë të ditur të shtunën se Policia e Kosovës ka krijuar një grup pune, i cili do të asistojë njësitet hetimore për të mësuar shkaqet të cilat kanë çuar deri tek incidenti.

Sipas tij, Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i kanë shtuar masat e sigurisë në atë pjesë, në mënyrë që t\'u ofrohet siguri më e plotë qytetarëve.

Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se tani më ka filluar edhe pyetja e personave, të cilët mund të ofrojnë informacione për hetimin e rastit.

Ndërkaq Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka cilësuar incidentet e fundit në veri të Mitrovicës si të motivuara politikisht dhe ka përjashtuar njoftimet se autoritetet e Kosovës po i provokojnë serbët lokalë ose vetë Serbinë.

Ministri Rexhepi ka kërkuar nga qytetarët serbë të Kosovës që të kuptojnë se veriu i saj është pjesë e territorit kosovar dhe se institucionet e vendit janë të vendosura që të shtrijnë autoritetin e tyre edhe në veri të Kosovës.

Ai tha se, sipas informatave paraprake, incidenti i të premtes në Lagjen e Boshnjakëve, kur u vra një dhe u plagosën dhjetë persona të tjerë, nga shpërthimi i një granate dore, mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e ndonjë protestuesi të armatosur ose është shkaktuar qëllimisht.

Incidenti ndodhi në kohën kur autoritetet e Kosovës provuan të hapin një zyrë për regjistrim civil në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, që shkaktoi një valë protestash të serbëve lokalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)