28 Mars 2024

Mitrovicë, ashpërsohen protestat, KFOR-i në ndihmë policisë

Mitrovicë, 30 maj - Megjithë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës dhe  misionit të BE-së,  në veri të Mitrovicës dhe në Novobërd, sot po zhvillohen zgjedhjet lokale të organizuara nga Serbia. Sipas mediave serbe janë 20 mijë qytetarë serbë që pritet të japin votën e tyre.

 

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë, në këto çaste paraqitet e qetë. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar demonstruesit shqiptarë që kanë synuar t’i afrohen urës së Ibrit në Mitrovicë.

Edhe efektivat e KFOR-it, tashmë janë vendosur në mes të urës që ndanë në dysh qytetin.

Mijëra shqiptarë që po protestojnë kundër zgjedhjeve serbe kanë dashur të nisen drejt urës, duke brohoritur “UÇK, UÇK” si dhe duke kënduar këngën “Besa- Besë”, mirëpo, policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara e cila nuk ka hezituar të përdor gaz lotsjellës.

Njësitet speciale të policisë së Kosovës po mbështeten edhe nga ato të KFOR-it. Matanë urës, në pjesën veriore janë mbledhur edhe qindra serbë të cilët kanë gjuajtur gurë dhe kanë provokuar shqiptarët në pjesën e jugut, duke mësyrë kalimin e urës për të kaluar në jug.

Duket se KFOR synon të parandalojë mundësinë e e ndonjë konflikti eventual, meqë në dy anët e urës, si në jug ashtu edhe në veri, janë tubuar qytetarë të shumtë.
Ndërkohë, edhe një grup serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre

Ardhja e protestuesve shqiptarë deri tek ura nuk ka qenë e planifikuar në këtë mënyrë, pasi, teksa Muharrem Xhemajli po mbante një fjalim para protestuesve, një pjesë e tyre morën rrugën në drejtim të urës së Ibrit.

Raportohet se nderkohë serbët kanë dalë këtej Ibrit, në pjesën jugore, duke hedhur gaz lotësjellës dhe gjësende tjera, ndërsa edhe shqiptarët kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të turmës serbe.

Janë parë edhe forca të KFOR-it në mes të urës në tentim për të kontrolluar situatën e cila momentalisht është tejet e tensionuar. Raportohet se serbët i janë afruar fillimit të urës në pjesën veriore, ndërsa shqiptarët janë rreth 20 metra larg urës, pjesa jugore.

Ndërkohë,  është dëgjuar edhe një alarm në pjesën veriore, i cili raportohet se është sinjal për tu mbledhë sa më shumë protestues në anën e serbëve.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar. Bëhet e ditur se tashmë, pos forcave të mëdha të policisë së Kosovës te ura, që ndan Mitrovicën në veri dhe në jug, janë përqendruar edhe shumë forca të KFOR-it.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)