26 Prill 2024

Mitrovica i ka tejkaluar sfidat më të mëdha të paqes, stabilitetit dhe sigurisë

Mitrovicë, 19 gusht - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, si dhe nënkryetari, Faruk Mujka kanë pritur  në takim shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Preston Hiroki Pentony të shoqëruar nga zëvendësshefja e Zyrës  Rajonale e UNMIK-ut në Mitrovicë, Sandra Imširović,  me të cilët ka biseduar për situatën e sigurisë si dhe për zhvillimet aktuale në komunë.

Kryetari Bahtiri fillimisht falënderoi përfaqësuesit e UNMIK-ut për interesimin e tyre për Mitrovicën dhe për bashkëpunimin e deritashëm të suksesshëm.

Ai u tha të papranishmëve se që nga ardhja në krye të komunës së Mitrovicës, ka punuar me përkushtim të madh dhe angazhim të pandërprerë për të stabilizuar gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, duke qenë i vetëdijshëm se pa stabilitet dhe qetësi nuk ka as zhvillim ekonomik.

“Falë mbështetjes së të gjithë përfaqësuesve të cilët janë me misione të ndryshme në Kosovë dhe falë përpjekjeve dhe vetëdijesimit të qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike, ne kemi arritur që Mitrovicën ta bëjmë një qytet stabil dhe një qytet i cili është ndër më të sigurtit në vend. Kjo shihet edhe nga rënia e madhe e të gjitha incidenteve e posaçërisht të atyre ndëretnike, ku gjatë  këtyre viteve të qeverisjes sime janë shënuar një numër jashtëzakonisht i vogël i incidenteve ndëretnike ”, tha kryetari Bahtiri.

Shefi i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Preston Hiroki Pentony, pasi e falënderoi kryetarin Bahtiri për bashkëpunim  korrekt dhe pasi e përgëzoi për punën e mirë, tha se në Mitrovicë ka qenë edhe para se të bëhet shef i zyrës, andaj i vjen mirë kur tani sheh ndryshime të shumta pozitive.

Ai më tutje ka folur edhe për situatën lidhur me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19, me ç’rast kryetari Bahtiri njoftoj z. Pentony se në Mitrovicë aktualisht janë të vaksinuar afër 28 mijë qytetarë dhe ka një rritje të interesimit të qytetarëve për tu vaksinuar andaj shpreson që deri në fund të këtij vitit do të vaksinohen mbi 65 %  e qytetarëve, në mënyrë që të krijohet edhe imunitet i popullatës në raport me këtë lloj të virusit.

Kryetari Bahtiri tha në vazhdim se Mitrovica tanimë i ka tejkaluar sfidat më të mëdha të paqes, stabilitetit dhe sigurisë, prandaj i tërë fokusi i institucioneve lokale është drejtuar në zhvillimin ekonomik, ku edhe janë shënuar rezultate të kënaqshme.

Në fund të takimit të dy palët shprehën gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim të mëtutjeshëm midis komunës së Mitrovicës dhe UNMIK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)