30 Janar 2023

Ministria fillon lëshimin e dokumenteve për hyrje - dalje në Merdare

Merdare, 1 gusht - Disa minuta pas mesnatës n kufirin Kosovë - Serbi në Merdare është lëshuar dokumenti i parë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për hyrje - dalje për një qytetar të Serbisë.

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky vendim do të vazhdojë të zbatohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

“Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Barrikadat janë vënë dje nga serbët lokalë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për targat e makinave që lëshojnë autoritetet e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës dhe dokumentet për hyrje - dalje për qytetarët serbë kur të hyjnë në njërën nga pikat kufitare në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve - që ishin planifikuar të zbatoheshin nga 1 gushti - duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)