27 Prill 2024

Ministria e Mbrojtjes dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajn marrëveshje

Prishtinë, 25 mars - Sot në objektin e vjetër të Komunës, do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kryetarit të Komunës së Prishtinës Perparim Rama si dhe Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është ofrimi i mbështetjes teknike e profesionale nga Ministria e Mbrojtjes, përmes njësive të FSK-së, në realizimin e aktiviteteve të Komunës së Prishtinës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve që mund të cenohen dhe rrezikohen nga prania e asbestit në zonën urbane, sidomos afër shkollave dhe në lagjet e urbanizuara të Prishtinës.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, Kryetari Përparim Rama së bashku me Ministrin Armend Mehaj, do të paraqiten me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësi të njoftoheni më shumë rreth marrëveshjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)