28 Mars 2024

Ministria e Drejtësisë zgjeron bashkëpunimet

Prishtinë, 23 shtator  –  Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli dhe drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Larta të Noterisë, Roland Niklaus, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Qëllimi i këtij memorandum mirëkuptimi është ofrimi i ndihmës për Ministrinë e Drejtësisë nga Institutit Ndërkombëtar për Studime të Larta të Noterisë, për organizimin e provimit të parë noterial me kandidatët për noter.

Ndërsa, Ministria e Drejtësisë obligohet të lehtësoi ofrimin e ndihmës nga ana e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Larta të Noterisë, të paraparë sipas Memorandumit të Mirëkuptimit.  

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Demolli tha se funksionalizimi i institucionit të Noterisë do të ketë rendësi të madhe si për qytetarët që do të shfrytëzojnë shërbimet e noterëve gjithashtu edhe për sistemin gjyqësor të Kosovës, sistem i cili në të ardhmen do të shkarkohet nga një numër i konsiderueshëm i lëndëve gjyqësore.

Sipas Ministrit Demolli, gjyqësorit do t’i hiqen nga barra të gjitha çështjet jokontestimore si, vërtetimi i dokumenteve origjinale, vërtetimi i kontratave mbi palujtëshmërinë, si dhe çështje të tjera të cilat do të kryhen nga noterët në mënyrë më të shpejtë dhe efikase, me çka do të jenë të kënaqur edhe qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, udhëheqësi i projektit të Institutit Ndërkombëtar për Studime të Larta të Noterisë, Michel Merloti, tha, pas krijimit të institucionit të Noterisë, Kosova do t’i bashkëngjitet 81 shteteve anëtare të Bashkimit Ndërkombëtar të Noterëve.

Donna R. Stauffer, drejtoreshë për Çështje Euroaziatike dhe U.D. drejtoreshë e Çështjeve Shtetërore Evropiane e USAID-it, vlerësoi se ndihma për themelimin e institucionit të Noterisë është ndihmë për të mundësuar transferimin e funksioneve jo-gjyqësore nga gjykatat tek noteret, puna e të cilëve do t’u lejojë gjykatave të fokusohen në lëndët penale dhe civile, me çka do të ketë ngritje të efikasitetit të gjykatave.

Sipas drejtorit të Zyrës së Zvicrës për Bashkëpunim në Kosovë, Samuel Waelty, shteti zviceran që 12 vite është duke ndihmuar Kosovën, me herët me ndihma humanitare e me pas në krijimin e mekanizmave për sundim të ligjit. Sipas tij, nga viti 2004 janë duke ndihmuar edhe në krijimin e institucionit të noterisë.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)