26 Prill 2024

Ministri Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës Gjeneralin Jörg Rüter

Prishtinë, 5 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim Drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jörg Rüter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Joachim Hoppe.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it  në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.

Në fund të takimit misitri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik.
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)