28 Mars 2024

Ministri Sveçla u takua me ministrin e MPB-së, Landit të Bavarisë

Prishtinë, 13 janar - Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, u prit në takim nga Joachim Herrman, ministër Shtetëror i Ministrisë për Punë të Brendshme, Sport dhe Integrim, i Landit të Bavarisë. 

Në këtë takim ministri Herrmann falënderoi ministrin Sveçla për vizitën dhe shprehi mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e mirë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ai gjithashtu u shpreh për interesimin e tij për fuqizimin e këtij bashkëpunimi dhe me tutje në fushat me interes për të dy palët.  

Ndër të tjera, ministri Herrmann theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftimin e trafiqeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu dhe migrimin ilegal si dhe shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën. 

Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi ministrin Herrman për mikpritjen dhe mbështetjen që Landi i Bavarisë ka dhënë për Kosovën, sikurse mbështetja e tyre për procese të  rëndësishme siç është anëtarësimi në Interpol dhe lehtësimi i procedurave të ndryshme për shtetasit kosovar që jetojnë në Bavari. 

Gjithashtu, ministri Sveçla kërkoi mbështetjen e tij në votimin që pritet të mbahet në  çerekun e parë të këtij viti për njohjen reciproke të patent shoferëve.

Ai gjithashtu e njoftoi atë me prioritetet dhe rezultatet e arritura deri më tani, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë. 

“Si Ministër i Punëve të Brendshme është e rëndësishme të shpreh gatishmërinë time për të punuar shumë ngushtë në fushat e interesit të përbashkët dhe përmes bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë, komunikimit dinamik për të arritur objektivin e përbashkët të rritjes së sigurisë në përgjithësi” – theksoi ndër të tjera Ministri Sveçla.

Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe intensifikojnë projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)