29 Mars 2024

Ministri Rexhepi u takua me shefin e UNHCR-së

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, sot ka pritur në zyrën e tij shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Jo Hegenauer.

Në këtë takim, ministri Rexhepi shfrytëzoi rastin ta falënderojë Hegenauer për kontributin e dhënë gjatë punës në Grupin Punues për hartimin e Strategjisë për Re-integrimin e Personave të Riatdhesuar. 

Ndërsa Hegenauer, gjatë këtij takimi ofroi mbështetjen nga UNHCR-ja në implementimin sa më të shpejtë të kësaj strategjie dhe po ashtu u shpreh i gatshëm që misioni i udhëhequr nga ai, t’i ndihmojë personat e riatdhesuar që të integrohen sa më shpejtë në shoqërinë e kosovare.

Në këtë takim, Rexhepi theksoi se Republika e Kosovës është e përgatitur shumë mirë për të përballuar këtë proces. Ai pohoi  se nga Qeveria e Kosovës është ndarë një fond i caktuar për procesin e re-integrimit të personave të riatdhesuar në Kosovë.

Ministri Rexhepi po ashtu paralajmëroi se në fillim të këtij shtatori pritet të mbahet një konferencë e donatorëve, ku pritet të pasurohet ky fond që do të mund të lehtësonte më tej këtë proces.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)