19 Prill 2024

Ministri Mehaj vizitoi pjesëtarët e FSK-së në Babaj të Bokës

Prishtinë, 6 maj -  Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”.

Me këtë rast, është duke u bërë testimi i kapaciteteve të kompanisë mbështetëse të Regjimentit të parë të Këmbësorisë për “Defender 2023”.

Ministri Mehaj ka parë për së afërmi rrjedhën e këtij ushtrimi fushor, furnizimet, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.  

Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë  me 35 automjete.

Ushtrimi fushor “Iron Support” ka filluar në Gjilan, më datë 26 prill, kurse prej datës 4 deri më 10 maj është faza e ekzekutimit.

Me këtë rast po demonstrohen aftësitë e mbështetjes logjistike si: furnizim, transport,  si dhe aftësitë e mirëmbajtjes.  ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)