16 Prill 2024

Ministri Mehaj priti Komisioneren Parlamentare të Ushtrise Gjermane, Eva Högl

Prishtinë, 26 korrik - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla dhe gjeneralmajor Irfete Spahiu, priti në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, dr. Eva Högl, të shoqëruar nga ish-Komisioneri Reinhold Robbe.

Në këtë takim u diskutua për procesin e realizimit të konceptit të Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj falënderoi palën gjermane për kontributin e dhënë duke theksuar se eksperienca e Bundestagut Gjerman, ashtu si në sferat tjera, është shumë e rëndësishme edhe në funksionalizimin e Komisionerit Parlamentar për FSK-në.

Nga ana e saj, dr. Eva Högl, uroi ministrin Mehaj për miratimin e javës së kaluar të Projektligjit për Komisionerit Parlamentar të FSK-së dhe e siguroi atë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në procesin e funksionalizimit të këtij institucioni shumë me rëndësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)