29 Mars 2024

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë, 25 gusht - Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Republikën Federale të Gjermanisë,  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të takohet me homologen e tij, Radmila Shekerinska.

Më pas, ministri Mehaj do të takohet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizitë zyrtare, ministri Mehaj do të zhvillojë një vizitë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, ku do të takojë kadetët e FSK-së që janë duke vazhduar shkollimin e tyre profesional në këtë Akademi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)