20 Prill 2024

Ministri Mehaj merr pjesë në konferencën vjetore dhe panairin “AUSA 2022”

Prishtinë, 10 tetor - Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, udhëtuan për në Washington për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022”.

Përveç takimeve gjatë panairit me përfaqësues të kompanive të industrisë amerikane të mbrojtjes, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari do të takohen edhe me Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) dhe James Hursch, Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson.

Gjithashtu, gjatë vizitës katër ditore pritet të takohen edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Vizita përkatëse e Ministrit Mehaj dhe Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)