28 Mars 2024

Ministri Mehaj e njoftoi, gjeneralin Corell mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes

Prishtinë, 17 maj - Sot ministri Mbrojtjes Armend Mehaj priti  komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa-s) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjeneral Majorin Ben Corell.

Në takim ministri Mehaj e  njoftoi, gjeneralin Corell mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes, për objektivat që ai ka parashtruar si ministër si për Ministrin ashtu edhe për FSK-në.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë  bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm  në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, me theks të veçantë për  misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit të FSK-së përkrah Gardës Kombëtare të Ajovës në Kuvajt.

Po ashtu më këtë rast ata biseduan edhe për  agjendën e zhvillimit të ushtrimit “Defender Europe -21”, për rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së si   dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet.                                                                                                         

Gjenerali Corell shprehu kënaqësinë që është në vizitë në Kosovë, duke vlerësuar lartë sukseset  e FSK-së, sidomos ato aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të programit të bashkëpunimit  me GK të Ajovës, duke shpreh gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Po ashtu edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në  takim të ndarë komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa-s) nga Shtet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjeneral Majorin Ben Corell.

Të dy gjeneralët vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GK të Ajovës, duke vlerësuar lartë mundësinë që ju ka dhënë FSK-së të jetë në mision paqeruajtës në  Kuvajt, ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta të deri tashme. U vlerësua si shumë e rëndësishme për FSK-në  pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)