20 Prill 2024

Ministri Mehaj dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar” kolonelin kroat Rajko Peric

Prishtinë, 3 gusht - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Peric.

Me këtë rast, ministri Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm  në menaxhimin  e fatkeqësisë tragjike  të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Peric dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”.  

Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillëdhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për  lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.

Nga ana e tij, kolonel Peric, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Koloneli Peric, përkushtimin e tij  për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)