09 Dhjetor 2021

Ministri i Mbrojtjes së Estonisë vizitoi shtabin kryesor të KFOR-it

Prishtinë, 8 shkurt - Lejtnant Gjenerali Markus Bentler, Komandant i Forcave  në Kosovë (COM KFOR), mirëpriti sot në mëngjes Jaak Aaviksoo, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Estonisë në shtabin kryesor, në Kosova Film.

Komandanti i KFOR-it informoi për situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë. Si rezultat i këtij përmirësimi, KFOR-i ka adaptuar strukturën e vet dhe ka arritur  numrin prej 10,000 trupave. 

Gjatë takimit komandanti i KFOR-it tha se sfidat politike janë më provokuese sesa ato ushtarake. Sidoqoftë, përkundër adaptimit të trupave  misioni i KFOR-it nuk do të ndryshoj.

KFOR-i do të rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës. Tema të tjera të rëndësishme të cilat janë diskutuar janë opercionet e tanishme të KFOR-it, struktura e KFOR-it dhe ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ata theksuan se FSK nuk do të bëhet ushtri e Kosovës, e as nuk do të jetë zëvendësim  i KFOR-it. 

Pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Ministri vizitoi Trupat Shumëkombëshe “Battle Group” Veri, ku rreth 30ushtarë Estonez shërbejnë në Kampin Novo Sellë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)