17 Maj 2021

Mehaj përcjellë operacionet stërvitore të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë

Prishtinë, 20 prill - Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa” i cili do të vazhdoj edhe në katër ditët e ardhshme.

Për të përcjellur nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore në ditën e parë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga  komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci  vizitoi pjestarët e angazhuar në vend-ushtrim.

Me këtë rast, ministrin Mehaj e priti komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuçi, i cili me stafin e tij prezantoi para ministrit informacionet e përgjithshme për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë dhe Ushtrimin Fushor “Iron 1 Alfa”.

Sipas tij, qëllimi kryesor i stërvitjes është testimi i gatishmërisë operacionale për operacionet e planifikuara sipas misionit të cilat do të demonstrohen në stërvitjen kryesore “Defender-Europe 21”.

Më pas njësitet në fushëbetejë, sipas skenarit ekzekutuan operacionin “Kompania në sulm”, demonstrim i cili u vlerësua lart nga ministri Mehaj i cili para pjesëtarëve të angazhuar, shprehu impresionet e larta të tij për nivelin e lartë të profesionalizimit të demonstruar gjatë stërvitjes.

Pjesëtarëve të Regjimentit të Parë ju drejtua edhe gjeneral Hadërgjonaj, në prag të përfundimit të  karrierës së tij aktive ushtarake, duke shprehur krenarinë që nën komandën e tij, Komanda e Forcave Tokësore me regjimentet e saj ka arritur këtë stad të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë operacionale.  

Në fund gjeneral Hadërgjonaj, vizitën e ministrit Mehaj e vlerësoi lart, si shprehje të kujdesit me ndikim të madh në motivimin e duhur të pjesëtarëve të FSK-së për punë të suksesshme edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)