25 Prill 2024

Mbledhja e bordit të përbashkët për sundimin e Ligjit

Prishtinë, 24 shkurt - Sot në selinë  e EULEX-it në Prishtinë u mbajt takimi i pesëmbëdhjetë  i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i cili u bashkë-kryesua nga shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Njëra prej çështjeve kryesore të cilat u diskutuan ishte nevoja për ta shtuar luftën kundër korrupsionit. Si EULEX-i ashtu edhe autoritetet e Kosovës janë pajtuar ta mbështesin rritjen e resurseve për Prokurorinë Speciale (PSK).

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se do të ‘ofrohet mbështetje politike dhe financiare shtesë për grupin punues’ që ta luftojë korrupsionin. Shefi i EULEX-i e mirëpriti vendosmërinë e Qeverisë për t’u marrë me këtë çështje serioze.

“Duhet ta ndërtojmë një strukturë për të treguar që EULEX-i dhe Qeveria janë të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin,” tha Yves de Kermabon. 

Është paraparë që të punësohen specialistë në fushat siç janë vënia e taksave, biznesi, llogaritë bankare dhe prokurimi në mënyrë që ta mbështesin punën e prokurorëve në PSK. 

Një varg i çështjeve të tjera u diskutuan nga ana e Bordit, i cili e bashkërendon punën në përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovës. U zhvillua një diskutim lidhur me planet për përmirësimin e procesit të planifikimit të emergjencave civile.

Si EULEX-i ashtu edhe ministri i punëve të brendshme i Kosovës u pajtuan të punojnë së bashku në këtë drejtim, të mbështetur nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë e Kosovës.

 

Po ashtu kishte diskutime për përmirësimin e ndihmës juridike ndërkombëtare, për ligjin mbi të huajt dhe punën e Bordit të Pavarur Shqyrtues, i cili i shqyrton ankesat në fushën e vënies së taksave dhe të doganës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)