25 Prill 2024

Mbahet takimi i 205-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 2 nëntor – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 205-të me radhë, i cili është mbajtur në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

Në fillim të takimit, anëtarët e KPK-së kanë miratuar dy akte nënligjore: Rregulloren për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve dhe Plotësimndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 01/2018 për Caktimin e Normës Orientuese për Prokurorët e Shtetit.

Më tej është miratuar Dokumenti i politikave të trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial dhe Plani i nevojave për trajnimin e prokurorëve dhe stafit administrativ. Këto dy dokumente do të dërgohen në Akademinë e Drejtësisë dhe do të jenë bazë për hartimin e programeve trajnuese për sistemin prokurorial për vitin 2022.

Takimi ka vazhduar me avancimin e një prokurori në Prokurorinë e Apelit, dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Po ashtu është miratuar pjesërisht Raporti për vlerësimin e performancës së tetë prokurorëve të shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)