26 Prill 2024

Maqedoni - Kosovë: Nënshkruhet marrëveshja për patrullim kufitar

Shkup, 1 prill - Maqedonia dhe Kosova sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullimet e përbashkëta policore në kufirin mes dy shteteve.

Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga ministrja e punëve të brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, dhe ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Gjatë qëndrimit njëditor në Shkup, Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska, kanë diskutuar edhe për procesin e hapjes së vendkalimeve të reja kufitare mes dy vendeve dhe për mundësinë e lëvizjes së qytetarëve vetëm me letërnjoftime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)