25 Prill 2024

Manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut rrisin tensionet

Seul, 28 nëntor - Gadishulli Korean karakterizohet nga tensione të larta, teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur manovrat epërbashkëta ushtarake, pesë ditë pasi Koreja e veriut bombardoi një ishull koreanojugor
.
Rezidentët e ishullit Yeonpyeong, u udhëzuan për në strehimore të dielën pasi bombardime të reja u dëgjuan. Seli u kërkoi gjithashtu edhe gazetarëve të linin ishullin.

Kina, aleate e Veriut, i ka premtuar Presidentit të Koresë së Veriut se do përpiqet të parandalojë përkeqësimin e situatës.

“Manovrash ushtarake të përbashkëta, me angazhimin e një avionmbajtëse amerikane, nisën sot në orën lokale 08:00\'\', theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm koreanojugor, duke shtuar se këto manovra do të zgjasin katër ditë.
   
Teksa Uashingtoni i cilëson këto manovra si \'\'një demonstrim force për të rritur masat kundër Koresë së Veriut\'\', Pheniani i cilëson si “një provokim ushtarak të patolerueshëm\'\'.

Gjatë një komunikate për shtyp, Koreja e Veriut paralajmëroi se “nëse SHBA-ja ka sjellë avionmbajtësen e tyre në Detin e Verdhë, askush nuk mund t\'i parashikojë pasojat\'\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)