19 Prill 2024

Lutfi Haziri uron Policinë e Kosovës për 22-vjetorin e themelimit

Gjilan, 6 shtator – Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit i ka dërguar një telegram urimi kolonel Elmina Mahmutit, komandante regjionale e Policisë në Gjilan, major Alban Ramushit, komandat i Stacionit Policor në Gjilan dhe Ragip Ajetit, kryetar i Sindikatës së Policisë.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka vlerësuar lartë rolin e Policisë së Kosovës, duke i falënderuar që e kanë bërë Gjilanin qytetin më të sigurt në Ballkanin Perëndimor.

“Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, e falënderoj këtë institucion që e ka bërë Gjilanin qytetin më të sigurt, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Urime Dita e Policisë së Kosovës, kolonel Elmina Mahmuti, komandante regjionale e Policisë në Gjilan, major Alban Ramushi, komandat i Stacionit Policor në Gjilan, Ragip Ajeti, kryetar i Sindikatës së Policisë, dhe të gjithë zyrtarëve policorë”, ka thënë Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)