18 Prill 2024

Lufta kundër trafikimit në agjendën e prioriteteve të Qeverisë

Prishtinë, 28 qershor  -Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt konferenca për media lidhur me publikimin e raportit të Departamentit të Shtetit amerikan për trafikimin me qenie njerëzore.

Në këtë konferencë morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sasha Rashiq dhe ndihmës drejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova.

Zyra e Monitorimit mbi Trafikimin e Personave në të gjithë globin, në bazë të së cilës publikohet Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore, vlerëson shtetet në bazë të katër kategorive. Në bazë të vlerësimit të Raportit të Departamentit të Shtetit amerikan, Republika e Kosovës radhitet në bllokun e dytë, së bashku me shumë shtete të tjera demokratike si: Zvicra, Japonia, Hungaria, Greqia, etj.

Në këtë konferencë, ministri Rexhepi tha lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si një fenomen kompleks, negativ dhe shqetësues, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, është vendosur në agjendën e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe po i kushtohet një vëmendje e veçantë përmes zbatimit të Strategjisë nacionale dhe Planit të Veprimit kundër trafikimit me qenie njerëzore 2008-2011, nën koordinimin e MPB-së.

“Gjatë vitit 2010, angazhimi dhe përkushtimi i institucioneve të zbatimit të ligjit në vend në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka treguar rezultate pozitive në krahasim me vitin 2009”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se në krahasim me vitin 2009, në vitin 2010 ka pasur operacione policore në tërë territorin e Kosovës që kanë qenë në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale dhe Tatimore.

Po ashtu, janë organizuar fushata mujore për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, me ç’rast janë vlerësuar si shembull për shumë shtete sa i përket shtyllës së parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore.

“Trafikimi i qenieve njerëzore, si formë e krimit të organizuar është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut e cila meriton ndëshkimin më të ashpër të këtyre veprave penale”, tha ministri Rexhepi.












 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)