26 Prill 2024

Limaj sot do paraqitet sërish para Gjykatës

Prishtinë, 17 mars - Ish-Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tani deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës,do të paraqitet sërish para prokurorit dhe gjykatësve.

Sipas mediave kosovare Limaj do të paraqitet në gjykatë rreth orës 14:00 ndërsa mësohet se kjo seancë do të mbahet për caktimin ose mos-caktimin e paraburgimit për ish-ministrin Limaj.

Ndërkohë të gjatë ditës së mërkurë, Limaj i shoqëruar nga avokati i tij, Tom Gashi, la zyrat e prokurorëve pak minuta para mesnatës. Ai tha se është për respektimin e ligjit dhe se mbetet në cdo moment në dispozicion të prokurorëve, por nuk dha detaje nga marrja në pyetje prej prokurorëve.

“Jam në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ligji duhet respektuar, gjatë gjithë kohës do të jem në dispozicion të prokurorisë”, tha zoti Limaj.

Gjatë gjithë kohës së marrjes në pyetje të Limajt, para ndërtesës janë grumbulluar dhjetra persona, familjarë, të afërm e mbështetës të deputetit të PDK-së dhe të luftëtarëve të tjerë të UCK-së.

Limaj u vetëdorëzua para prokurorëve pas urdhër-arrestit të nxjerrë për të gjatë ditës së mërkurë ku akuzohej për krime gjatë luftës bashkë me disa luftëtarë të tjerë të UCK-së, përfshirë këtu edhe kreun e Policisë së Kosovës për Prizrenin.


Po ashtu në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, kanë protestuar disa të rinj para zyrave qendrore të EULEX-it, afër QKUK.

Ata ishin mbledhur për të protestuar kundër arrestimeve të disa ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së nga EUEX-it.

Pas 20 minutave ata janë shpërndarë të qetë, ndërsa Policia e Kosovës ka qenë gjatë gjithë kohës e pranishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)