20 Prill 2024

LDD: Siguria e Kosovës në rrezik të madh

Prishtinë, 7 korrik  - Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) vlerëson se siguria e përgjithshme në vendin tonë është në rrezik të madh.

Këtë vlerësim në konferencën për media e paraqiti nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Fadil Geci i cili vlerësoi se ky rrezik vjen nga dy faktor kryesor.

“ Faktori i parë i rrezikimit të sigurisë të vendit tonë, vjen pikërisht si pasojë e papërgjegjësisë totale të koalicionit PDK-LDK. Ky koalicion ka shndërruar Kosovën në pronë të tyre private dhe ka lënë anash interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Geci .

Nënkryetari i LDD-së vlerësoi se duke vrapuar pas tenderëve, duke e konsideruar interes të tyre strategjik shitjen sa më të shpejtë të pasurisë të Kosovës, partnerët e koalicionit kanë harruar krejtësisht çështjen e sigurisë të vendit, integritetin dhe sovranitetin e shtetit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në mbarë territorin e shtetit.

“Partnerët e koalicionit të zhytur deri ne fyt në afera korruptive, prioritet të tyre të vetëm kanë përfitimin personal, e jo ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe sigurinë e tyre. Partnerët e koalicionit në vend që ta luftojnë korrupsionin, krijojnë fonde për ti mbrojtur të korruptuarit që po hetohen nga prokurorët e Prokurorisë specialë të Kosovës dhe atyre të EULEX-it. Ky koalicion po rrezikon themelet e shtetësisë së Kosovës të ndërtuara me sakrificën, luftën dhe gjakun e popullit të Kosovës”.

Geci vlerësoi se siguria në shtetin tonë po rrezikohet me veprimet antikushtetuese të krerëve shtetërorë të Kosovës.

“Faktori i dytë i rrezikut të sigurisë të Kosovës dhe qytetarëve të saj vjen nga Serbia dhe elementet kriminale që veprojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Funksionimi i strukturave ilegale serbe në territorin e Republikës së Kosovës është atak dhe cenim i drejtpërdrejtë i integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë”.

Geci gjithashtu vlerësoi se këto struktura paralele veprojnë ilegalisht duke qenë të orkestruara dhe duke pas përkrahjen e plotë të shtetit Serb dhe si të tilla nuk pengohen nga autoritetet e shtetit të Kosovës”.

Në Kosovë hyjnë lider politik serb, mbajnë fjalime shoveniste, madje në urën e Mitrovicës përcillen nga banditë të armatosur, provokojnë shqiptarët dhe kthehen ne Serbi pa u kontrolluar në pikat kufitare me Serbinë. Serbia mban zgjedhje në Kosovë dhe pushtetarët tanë mashtrojnë opinionin se gjoja këto zgjedhje janë ilegale dhe të papranueshme”.

U vlerësua se përderisa flitet për bisedime të ashtuquajtura me Serbinë, kryeministri i vendit së pari duhet ta njoftoi popullin se cili është realiteti i këtyre bisedimeve që po zhvillohen pas shpine e që rrezikojnë sovranitetin e integritetin e Kosovës.

“Ky koalicion qeverisës duhet ta dijë se këto pazare të ndyta nuk do ti lejoj as populli i Kosovës e aleatët tonë në krye me SHBA-të. Ne si LDD, jemi opozitë e pushtetit në Kosovës, e jo e shtetit të Kosovës. Kur të rrezikohet siguria e shtetit dhe qytetarëve të sajë, kemi qenë dhe do të jemi mbi interesat partiake’.

LDD konsideron se është në interes nacional që ky koalicion qeverisës të shkoj sa më shpejtë në shtëpi sa nuk është vonë, tha Geci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)