25 Prill 2024

Kuqi: Do ta forcoj sistemin gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 1 mars - Në takimin e zhvilluar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Enver Peci, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ofroi mbështetjen e tij të plotë për një sistem të pavarur gjyqësor, për organizim sa më të mirëfilltë të Gjykatave në Republikën e Kosovës, për krijimin e infrastrukturës së domosdoshme ligjore për to, dhe për kushte tjera që do ta rrisin efikasitetin në Gjykata.

“Unë do të punojë shumë afër më KGJK-në, dhe do t’i kryejë obligimet e mia duke ruajtur në tërësi pavarësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës, bile duke e forcuar atë dhe duke mundësuar që në kushte dhe rrethana tona, Gjyqtari dhe Prokurori i Republikës së Kosovës të ndihet njeri i respektuar, që njerëzit ta shohin si shpresë në Republikën tonë”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci, tha së zgjedhja e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, në pozitën e Ministrit të Drejtësisë, është një shpresë me shume për KGJK-në, që në të ardhmen koordinimi i punëve në mes të MD-së dhe KGJK-së, të jetë në nivel më të kënaqshëm.

“Ne na lidhin shumë punë sa i përket kompetencave dhe legjislacionit që Ministria e Drejtësisë në përgjithësi merret, dhe ne i koordinuam disa veprime dhe punë për të ardhmen, në mënyrë që gjyqësori të ketë një imazh më pozitiv”, tha kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci.

Ideja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, që një herë në muaj së bashku më Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Kryeprokurorin e Shtetit dhe me Kryetarin e Gjykatës Supreme, të organizojnë takim më medie, u përkrah nga kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)