27 Prill 2024

Kuçi: EULEX të shtrihet në tërë territorin e Kosovës

Prishtinë, 11 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri Drejtësisë, Hajredin Kuçi u takua me znj. Raija Peltonen dhe Francisco De Miguel Rodriguez, përfaqësues të Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, falënderoi znj. Raija Peltonen dhe z. Francisco De Miguel Rodriguez për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu ofroi bashkëpunim të plotë dhe transparent në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi domosdoshmërinë e shtrirjes se autoritetit të Misionit të EULEX –it në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët për Raportin e Progresit dhe për Agjendën Evropiane të integrimit.   

Nga ana e tyre, anëtarët e Gjykatës Evropiane të Auditimit e informuan zëvendëskryeministrin Kuçi, se ata janë këtu në vizitën e parë preliminare studimore në Kosovë dhe objekt i tyre i auditimit do të jenë bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe strukturat e tyre përfaqësuese në Republikën e Kosovës, si dhe performanca e punës së këtyre mekanizmave të Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)