19 Prill 2024

Kthehen 16 shtetasit e parë nga Jemeni

Prishtinë, 25 mars - Rreth 16 studentë, shtetas kosovarë u janë përgjigjur thirrjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtëm të Republikës së Kosovës për largimin nga Jemeni, pas shpërthimit të demonstratave të dhunshme në këtë shtet.

Me këtë rast MPJ ka organizuar largimin e tyre nga Jemeni, në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Turqi.

Ata sot kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në ditët e ardhshme do të largohen edhe katër shtetas të tjerë, derisa pjesa tjetër e shtetasve kosovarë tash për tash gjenden jashtë zonave të rrezikut.

Shtabi i Krizave në kuadër të MPJ-së është në kontakt të vazhdueshëm edhe me shtetasit e tjerë.

MPJ ka kërkuar nga të gjithë shtetasit kosovarë që të mos udhëtojnë për në Jemen, përderisa ata që gjenden atje të largohen nga zonat e rrezikut, derisa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.

Në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Jemen, Republika e Kosovës ka marrë mbështetjen edhe të Republikës së Turqisë për evakuim emergjent të shtetasve kosovarë nga Jemeni bashkë me shtetasit e Turisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)