24 Tetor 2021

Kryeministri Kurti zotohet për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Prishtinë, 12 gusht - Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua lartë në takimin e sotëm mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese.

Në takim u bisedua për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.

U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe znj. Agime Gashaj, Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, mirëpriten në takim ekspertët z. Keith Dunn, kryesues i grupit të ISG, z. Eric Leyde, Udhëheqësin e Programit, z. Robert Hale, ekspertin për buxhet, planifikim, ekzekutim, blerje, z. Robert Fix, ekspert i tranzicionit, z. Bruce Orvis, ekspert për personel si dhe z. Lance Jr. Burton, ekspert për logjistikë si dhe Kolonelin Steve Rose, Atasheun e Mbrojtjes së ShBA-ve.

Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)