18 Prill 2024

Kryeministri Kurti kërkon dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare

Prishtinë, 29 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga organët e drejtësisë dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.

"Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor", ka thënë kryeministri Kurti.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave sipas tij nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.

"Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike."

"Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër."

"Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku", ka deklaruarë në fund kryeministri Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)