25 Prill 2024

KQZ dhe MPB përgatiten për zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë, 29 tetor  – Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi  për sigurimin e procesit zgjedhorë nga ana e Policisë së Kosovës.

Daka, tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë Regjistrin Civil të fundit, në bazë të të cilit do të përpilohet lista përfundimtare e votuesve. “

Gjithashtu do të bëhet edhe sigurimi i tërë procesit zgjedhor, pra MPB-ja do të kujdeset për sigurinë e qendrave të votimit, për sigurimin e transportit, të materialit sensitiv, si dhe për çështjet të tjera me të cilat jemi marrë vesh”, tha Daka.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Rexhepi tha se ky është obligim i përbashkët që të kemi regjistrin e listave sa më të pasura për votim dhe që të ketë sa më pak paqartësi.

“Pos tjerash, është obligim i Ministrisë sonë, përkatësisht policisë që në ditën e zgjedhjeve të mbahet rendi dhe siguria dhe çdo gjë që kërkohet nga KQZ-ja, qoftë edhe për transportimin e materialit sensitiv”, tha ai.

Gjithashtu, këto janë plane operacionale të përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe KQZ-së, ashtu siç do ta kërkojnë edhe do të jemi në dispozicion. Po ashtu Policia do ta kryej punën mirë, ashtu siç e ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara. Në aspektin teknik do të jemi të përgatitur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)