28 Mars 2024

Kqiç, shfaqen gjarpërinjtë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Mitrovicë, 6 prill - Gjarpërinjtë janë paraqitur edhe sivjet, ashtu sikur vitin e kaluar në afërsi të një ure në fshatin Kqiç, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Pas këtij njoftimi në vendin e ngjarjes ka dal drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala me bashkëpunëtorë, për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut. 

Drejtori Bala, kërkon nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit që të mos ndalen në afërsi të asaj ure ku janë paraqitur gjarpërinjtë meqë mund të rrezikohen prej tyre. Ai theksoi se shtëpitë nuk janë shumë afër vendit ku janë paraqitur ata gjarpërinj. 

Ndryshe në muajin prill të vitit të kaluar në të njëjtin vend ishin paraqitur një grumbull gjarpërinjsh, për eliminimin e të cilëve ishte organizuar një operacion i veçantë dhe më pas nuk kishte pasur probleme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)