28 Tetor 2021

Kosova vazhdon të jetë i përfshirë në disa vatra zjarri

Prishtinë, 2 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se aktualisht vendi ynë vazhdon të jetë i përfshirë në disa vatra zjarri, nëpër disa lokalitete të Kosovës.

Vatra e cila për momentin është më serioze, është fshati Shtupeq i Pejës.

Në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara me kapacitet të plotë të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së.

Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuar: Ekipet Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it, që po ndihmojmë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

Me këtë rast Policia e Kosovës është angazhuar seriozisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo do të shkaktojnë në të ardhmen do të përballen me ligjin.

Kësisoj sot rreth orës 12:10, është pranuar një informatë për një zjarr afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit.

Pasi zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie .

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve.

Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)