16 Prill 2024

Kosova sot shënon 12 vjetori e ndërhyrjes së NATO-s

Prishtinë, 24 mars - Sot, mbushen 12 vjet nga fillimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë, që kishte shënuar edhe fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë.

Bombardimet e para mbi caqet serbe në ish-Jugosllavi, nga aviacioni i NATO-s, më 24 mars të vitit 1999, shënuan fillimin e përfundimit të agonisë së shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Serbisë.

Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër popullatës civile shqiptare.

Mbi 10 mijë veta u vranë, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur. Afro 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Pas 78 bombardimesh NATO-ja largoi plotësisht ushtrinë serbe nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë duke i dhënë fund sundimit të Beogradit në vendin tonë

NATO-ja atëherë ndër detyrat kryesore kishte dënimin e forcave serbe, çarmatosjen e UÇK-së dhe vendosjen e një ambienti të sigurt në Kosovë.

Në 12 vjetorin e bombardimeve tw NATO-s mbi ushtinë serbe mund të thuhet se NATO-ja është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)