19 Mars 2024

Kosova pranon donacionin nga SHBA prej 55 automjetesh ushtarake

Prishtinë, 30 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranim – dorëzimit të  55 automjeteve të blinduara ushtarake (ASV), donacion ky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë që u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, folën Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve, Presidentja Vjosa Osmani, theksoi se këto automjete të sapo pranuara janë dëshmi se FSK po zhvillohet dita-ditës në një forcë bashkëkohore, e aftë që t’i shërbejë vendit dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

“Sot është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngaqë partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ua dhurojnë forcave tona të armatosura 55 automjete ushtarake në vlerë të madhe, të cilat do t’i ndihmojnë forcat tona të forcojnë më kapacitetet e veta dhe ta thellojnë edhe më tej ndërveprimin e ushtrisë sonë në ushtritë aleate” tha Presidentja Osmani.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

“Në rrugën e rritës dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se ShBA së bashku me shtetet e tjera partnere vazhdojnë të jenë kontribues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështetja me automjetet e blinduara nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sipas kryeministrit, është vetëm njëra nga shumë fusha, ku Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.

Me këtë rast në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kryeministri Kurti ka shprehë falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

"Qeveria e Kosovës, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e Republikës sonë e sheh si një interes vital shtetëror dhe, në këtë aspekt, përkrahjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e trajton me prioritet të veçantë."

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes, të përditësojmë kornizën ligjore dhe të ndërtojmë kapacitetet operacionale të FSK-së në atë drejtim që të jenë të përputhshme dhe të ndërveprueshme me NATO-n dhe me qëllim përafrimin dhe anëtarësimin në këtë organizatë."

"Zbarkimi i përbashkët i pjesëtarëve të FSK-ë me pjesëtarët e ushtrisë amerikane në Kuvajt, pjesëmarrja dhe mikpritja si vend nikoqir i ndërmarrjes më të madhe ushtarake “DEFENDER EUROPE 2021”, ka dëshmuar që Forca e Sigurisë së Kosovës i k amë të mëdha aftësitë se sa mundësitë, prandaj vullnetit tuaj të paepur me të cilin jeni të pajisur si ushtarakë, ne po ja bashkëngjesim, bashkërisht edhe pajisjet e tjera ushtarake siç janë këto automjete moderne", ka thënë në fund Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)