19 Prill 2024

Kosova nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit 2001 në ShBA

Prishtinë, 11 shtator - Shoqata "Miqtë e Amerikës", Policia e Kosovës, Zjarrëfikesat dhe Qendra e Mjekësisë Urgjente organizojnë sot aktivitet në nderim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA.

Fillimisht para obeliskut në oborrin e Qeverisë do të oganizohet ndezja e qirinjëve.

Me pas do të behët ulja e flamurit në gjysëm shtizë nga ana e Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës dhe ndezja e qirinjëve. Organizimi si zakonisht mbahet te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Eventi bashkëorganizohet edhe me Zjarrfikësat dhe Pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente.

Dhe në fund të aktiviteteve do të hapet një ekspozitë me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve e cila do të mbaet në hapsirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

 Sot bëhen 20 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në New York, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë.

184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit.

Ishte kjo një ditë që ndryshoi Amerikën dhe gjithë botën. Avioni me numër fluturimi 77 i kompanisë American Airlines, u përplas në Pentagon në orën 9:37 të mëngjesit, pak pas sulmeve në kullat binjake në New York dhe pak para rënies së avionit tjetër të rrëzuar në Shanksville të Pensilvanisë.

Ky është sulmi më i rëndë terrorist në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)