25 Prill 2024

Kosova mirëpret reduktimin e trupave të KFOR-it

Prishtinë , 31 tetor - Autoritetet e Kosovës kanë mirëpritur vendimin e NATO-s për përgjysmimin e trupave të KFOR-it në Kosovë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Qeveria thotë se vendimi për zvogëlimin e paqëruajtësve të KFOR-it nga 10 mijë në 5 mijë, është një dëshmi se në Kosovë gjendja e sigurisë është e nivelit të lartë dhe se institucionet vendore të sigurisë po i zhvillojnë me sukses kapacitetet e tyre.

Në reagimin e saj, qeveria përshëndeti ristrukturimin gradual të KFOR-it në një forcë edhe më mobile, më fleksibile dhe me kapacitete të larta.

Institucionet e Kosovës shprehën përkushtimin e tyre që në bashkëpunim me misionin paqëruajtës të NATO-s të sigurojnë një ambient të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, shkurtimi i trupave të NATO-s është rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe aftësimit të institucioneve vendase për marrjen e më shumë përgjegjësive në fushën e sigurisë.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Komandati i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler ka thënë se edhe me pesë mijë ushtarë, NATO do të jetë e gatshme të reagojë në çfarëdo sfide të mundshme të sigurisë, ndërsa ka bërë të ditur se angazhimi më i madh i kësaj force do të mbetet në veri të Kosovës, ku autoritetet e Prishtinës nuk e kanë shtrirë ende pushtetin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)