19 Prill 2024

Kosova e gati t'i ofroj ndihmë Japonis për përballimin e krizës

Prishtinë, 29 mars - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi takoi ambasadorin e Japonisë në Austri, Shigeo Iwatani. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë të Republikës së Kosovës me Japoninë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi  ka shpreh ngushëllime në emër të Qeverisë së Kosovës, për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i fundit në Japoni. Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë modeste për përballimin e krizës, si dhe të angazhojë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë të trajnuar në menaxhimin e situatave emergjente.

Qeveria dhe populli i Kosovës është falënderues për kontributin e dhënë për Kosovën, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke shtuar se Japonia ka mbështetur në veçanti anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe ka lobue për njohje të reja të Republikës së Kosovës.

Ambasadori japonez ka ofruar garanca për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ambasadori Shigeo Iwatani ka theksuar se Qeveria e Japonisë po  implementon në Kosovë një varg projektesh në fushën e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës shkollore, shëndetësore dhe mbrojtjen e ambientit.

Në të ardhmen, Japonia do  të vazhdojë mbështetjen e realizimit të projekteve në bujqësi, turizëm dhe në fushat tjera ku do të ketë nevojë për përkrahje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)